Vuqiç prononcohet rreth deklaratave për bashkimin e Shqipërisë dhe Kosovës

0203.jpg

Kryeministri dhe kryetari i zgjedhur i Serbisë Aleksandar Vuqiç ka thënë sot se deklaratat lidhur me bashkimin e Shqipërisë e të Kosovës mbeten vetëm në domenin e dëshirave.

Ai, siç njofton novosti online“, i ka lutur protagonistët të mos dalin në opinion me diçka të tillë, sepse “kjo s’i ndihmon marrëdhëniet e mira në rajon”.

Vuqiçi ka thënë se ky është reagimi i Serbisë ndaj deklaratës së kryeministrit shqiptar Edi Rama.

Sipas tij, këto deklarata nuk i kontribuojnë krijimit të atmosferës së bashkëpunimit dhe punës në projektet e përbashkëta.

Vuqiç ka shtuar se të gjithë e kanë të qartë se bashkimi nuk do të ndodhë pa marrë parasysh dëshirën e dikujt.

„Ne nuk do ta fyejmë askënd, nuk do të kërcënohemi me kurrfarë deklaratash. Mendojmë para së gjithash për përparimin ekonomik të Serbisë”, ka thënë Vuçiq duke komentuar deklaratën e Edi Ramës e të Hashim Thaçit rreth bashkimit të Shqipërisë e të Kosovës.

Komentet
Top