Volkswagen prezanton konceptin e minibusit elektrik

0-107.jpg

Volkswagen është duke i dhënë një kthesë të teknologjisë së lartë mikrobusit të tij klasik.

Autoprodhuesi gjerman e zbuloi një koncept të mikrobusit elektrik në Detroit Auto Show. Por kjo nuk është hera e parë që Volkswagen i ka dhënë minibusit të tij të famshëm një pamje futuristike – Volkswagen gjithashtu e zbuloi një koncept minibusi në panairin e vitit 2016 të quajtur Consumer Electronics Show.

Rreth 3.5 milionë minibusë janë prodhuar para se Brazili të bëhej vendi i fundit që do ta përfundonte prodhimin në vitin 2013.

Volkswagen tha në atë kohë se ky ishte modeli i prodhuar më së gjati në industrinë e automobilave…

Komentet