Vine Camera është aplikacioni i ri që zëvendëson Vine nga Twitter

auto_dbb17__vine-image-2-780x4391484122258.jpg

Tashmë kemi dëgjuar se Twitter ka vendosur të ndërprejë aplikacionin e tyre të videove të shkurta, Vine. Poashtu, kemi dëgjuar se aplikacioni do të ndërrojë emrin dhe do të quhet Vine Camera.

Tani dijmë edhe datën zyrtare. Aplikacioni do të fillojë si Vine Camera prej 17 janarit.

Kjo do të thotë që prej shuarjes së Vine ju nuk do të mund të ndani videot tuaja me ndjekësit tuaj në aplikacion. Tash e tutje, videot do të mund të postohen vetëm përmes llogarisë në Twitter.

Nëse nuk ju pëlqen ideja, mund të shkarkoni videot tuaja në telefonin që posedoni dhe t’i shikoni vidoet kohë pas kohe.

Prej vendimit të kompanisë për ndërprerjen e Vine, Twitter është fokusuar në platformën tjetër të videove, Periscope, një platformë e dedikuar për ndarjen e videove të drejtpërdrejta.

Pasi që çdo ditë e më shumë njerëzit janë të interesuar në videot ‘live’ që shpërndahen më së shumti në Facebook, duket se është koha që edhe Twitter të kap hapin e trendit të ri.

Komentet