Video ekskluzive për masakrën në Liqenin e Smillkovës, ku shihet e vërteta

smillkovc.jpg

Partia për Emancipimin e plotë të Romëve (PCER) ka bërë të ditur se ekziston video për vrasjen e pesëfishtë në Liqenin e Smillkovës, që kishte ndodhur më 12 prill të 2012, kur u vranë katër të rinj maqedonas dhe një peshkatar.

“Qytetarët duhet të dijnë të vërtetën, por edhe prindërit e të rinjve që tragjikisht vdiqën. Në ate video do të shihet e vërteta, por në interes të hetimeve që presim së shpejti ta zbardh Prokuroria Speciale, nuk duam të japim detaje të tjera. Por me siguri të madhe ju konfirmojmë se ekziston videoja”, theksoi PCER, që udhëhiqet nga Samka Ibrahimovski.

Zaevi kishte dhënë sinjale se disponon me materialet që japin hollësi se rasti është i montuar nga pushtetarë aktual dhe se personat që po vuajnë burgun janë të pafajshëm. Nuk dihet akoma se për çfarë biseda të përgjuara bëhet fjalë dhe kush janë protagonistët. Disa media kanë theksuar se bëhet fjalë për bisedave mes njerëzve në pushtet, por nuk jepet asnjë detaj i qartë se çfarë është përmbajtja e tyre.

Komentet
Top