Vettel: Fitorja në Bahrein, meritë e të gjithë skuadrës

auto_vettel-sebastian-658x4391492488714.jpg

Sebastian Vettel i gëzohet suksesit në Bahrein. Falë fitores në Cmimin e tretë të Madh të këtij sezoni, gjermani i Ferrarit kryeson klasifikimin e përgjithshëm me 7 pikë më shumë se britaniku i Mercedes-it, Lewis Hamilton. Ky mund të jetë viti i kokëkuqes sepse në këtë fillim sezoni skuadra me qëndër në Maranello ka treguar se e ka potencialin për të rivalizuar Mercedesin që ka dominuar këtë sport gjatë 3 viteve të fundit. Më shumë sesa një fitore e tija, sipas Vettel meritat janë të gjitha për skuadrën me 4-herë kampionin e Botës që nuk i fshehu dozat e entuziasmit.

“Ishte një një Diel fantastike për ne. Ishim më të shpejtët, kjo makinë është një kënaqësi e vërtetë. Ishte një fitore skuadre. Po i gëzohem në maksimum makinës që kam aktualisht në dispozicion, por është herët për të bërë programe afatgjata.Jemi vetëm në fillim. Jam i lutmur për skuadrën por edhe për djemtë që punojnë ditë e natë. Tashmë e radhën e kanë testet, po pres me padurim momentin të pilotoj sërish këtë makinë”.

I zhgënjyer me paraqitjen e tij u shfaq Lewis Hamilton, i cili theksoi se ajo në Bahrein ishte një garë shumë e vështirë për të, duke konsideruar shumë 5 sekondat distancë me Vettel. Më vjen keq për skuadrën deklaroi Hamilton por Vettel e meritoi fitoren shtoi në fund piloti anglez.

Komentet
Top