Vetëvendosje sërish shpalos në Parlament pankartën “Drejtësi për Astritin”

0-248.jpg

Seanca e Kuvendit edhe sot ka filluar me një aksion simbolik të Lëvizjes Vetëvendosje të cilët para foltores së Kuvendit e kanë shpalosur pankartën “Drejtësi për Astritin”.

Madje deputetët e VV-së në palltot e tyre kanë vendosur shenjat me fotografinë e Astrit Deharit, i cili ka vdekur më 5 nëntor në burgun e Prizrenit, në rrethana të paqarta.

Dje Iniciativa Qytetare ka dorëzuar një peticion me mbi 23 mijë nënshkrime me anë së cilit kërkohet seancë e jashtëzakonshme për aktivistin Dehari.

Komentet