Vendoset pajisja që parandalon rrezatimin nga Çernobili

70664120-A503-4BF0-8E0F-C14E1E4DE1C4_w987_r1_s.jpg

Struktura e madhe që do të parandalojë rrjedhje të materieve të rrezikshme në të ardhmen nga reaktori bërthmor Çernobil i Ukrainës është vendosur në pozitën përfundimtare.

Më 29 nëntor, objekti më i madh në botë prej metali është vendosur mbi reaktorin e katërt duke e zëvendësuar kështu objektin e ndryshkur të mëparshëm që punonjësit e kanë vendosur pas shpërthimit që ndodhi në muajin prill të vitit 1986. Shpërthimi është një nga katastrofat më të mëdha të planetit duke dërguar rrezatime përgjatë Evropës.

Objekti prej 108 metrave është më i madh se Statuja e Lirisë në New York, dhe ajo kushton rreth 1.6 miliard dollarë. Fondet për këtë janë siguruar nga Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH).

Objekti i ri është i disenjuar në atë mënyrë që të përballojë termetet dhe kushtet ekstreme të motit. Ajo pritet të ndalojë përhapjen e rrezatimit bërthmor për një shekull.

Brenda, përmbanë pajisje monitorimi dhe një system automatik kundër zjarrit.

Eventualisht, zyrtarët planifikojnë që të shpërbëjnë sarkofagun e vjetër prej çimentoje dhe ta heqin materialin bërthamor nga reaktori.

Kombet e Bashkuara vlerësojnë se vdekja e rreth 4 mijë njerëzve ka lidhje të drejtpërdrejtë nga aksidenti i vitit 1986 apo më vonë nga kanceri apo arsye të tjera që kanë të bëjnë me rrezatimin e shkaktuar.

Aktivistët për mbrojtjen e ambientit siç është organizata “Greenpeace” vlerëson se numri it ë vdekurve si pasojë e këtij shpërthimi shkon deri në 100 mijë.

Komentet