Vendi i katërt i Ligës Premier nuk siguron pjesëmarrjen në Ligën e Kampionëve në këtë rast

Champions-League-Schedule-2014.jpg

Gara për vendin e katërt në Ligën Premier është më emocionuese se në shumë vite.

Por është një mënyrë që vendi i katërt nuk luan në Ligën e Kampionëve.

Nëse klubet angleze që janë në garë në Ligën e Kampionëve dhe Ligën e Evropës, fitojnë këto gara, atëherë vendi i katërt nuk ka vlerë.

Leicester City garon në Ligën e Kampionëve, ndërsa Manchester United në Ligën e Evropës dhe fitimi i titujve nga këto dy skuadra, ndryshon pjesëmarrjen e skuadrave që do të dalin në Evropë.

Leicester ka shumë pak gjasa, ose pothuajse asnjë që të përfundoj në top katër.

United momentalisht janë në vendin e pestë dhe me gjasa që të zënë vend në top katër, por shihen si favoriti kryesor në Ligën e Evropes.

Skuadrat si Liverpool, Manchester City dhe Arsenal, që po luftojnë për katër pozitat e para duhet të mendojnë më shumë për vendin e tretë, pasi vendi i katërt nuk garanton asgjë.

Një kampionat mund t’i dërgojë maksimum pesë skuadra në Ligën e Kampionëve.

Komentet
Top