UEFA në alarm

auto_uefa-780x4391491383715.jpg

Pas sulmit terrorist në Dortmund, bota e futbollit është në ankth duke iu frikësuar sulmeve të tjera terroriste.
Mësohet se UEFA është duke biseduar me autoritet në Cardiff në lidhje me përforcimin e sigurisë për finalen e Champions Leagues.
UEFA i frikësohet ndonjë sulmi të mundshëm nëpërmjet dronit në stadiumin ku do të zhvillohet finalja e këtij eventi madhështor.
Ata kanë bërë thirrje për mbylljen e çatisë në Cardiff që zakonisht mbyllet në kushte të rënda klimatike ose në përpjekje për të parandaluar ndonjë sulm ajror, shkruan “The Sun”.
Finalja do të zhvillohet më 3 qershor por ekziston edhe një mundësi tjetër që në rast se raportohet për sulme atëherë UEFA do të shtyjë ndeshjen për të shmangur ndonjë tragjedi të mundshme

Komentet
Top