UEFA mohon akuzat: Borussia dhe Monaco deshën të luanin, nuk kërkuan shtyrje të ndeshjes

auto_borussia-dortmund-signal-iduna-park-marc-bartra-tribute_zbc2fmlgu4e148wd6fryhad6-780x4391492070827.jpg

UEFA ka reaguar pas kritikave të marra pas ndeshjes së Ligës së Kmapionëve mes, Borussia Dortmundit dhe Monacos.

Para ndeshjes kishte ndodhur një shpërthim ku u lëndua Marc Bartra, ndërsa ndeshja u vendos të zhvillohet një ditë më pas.

I pari që reagoi pas humbjes 3-2 ishte trajneri Thomas Tuchel që tha se zhvillimi i ndeshjes ishte absurd.

Ndërsa Sokratis Papastathopoulos ka thënë se lojtarët e Dortmundit u ndjen të trajtuar si kafshë.

Por UEFA ka reaguar pas këtyre deklaratave, duke thënë se nuk ka pasuar asnjë këkesë për shtyrje të ndeshjes.

“Vendimi që ndeshje e Ligës së Kampionëve mes Borussia Dortmund dhe AS Monaco FC të zhvillohet të mërkurën në ora 18:45, u morë të martën në mbrëmje në bashkëpunim dhe pajtueshmëri të plotë me të dyja palët”.

“UEFA është e prekur dhe nuk ka marrë asnjë informacion se skuadrat nuk dëshirojnë të luajë”, thuhet në komunikatën e shtëpisë së futbollit.

Komentet
Top