UEFA godet fortë Partizanin e Beogradit

auto_uefa-vendimi-partizani-i-beogradit-470x2791484148032.jpg

UEFA vazhdon të tregohet shumë e vendosur në kërkesën e saj për të detyruar klubet europiane që të zbatojnë rregullat e Fair-Play-it Financiar. Klubi i radhës që dënohet për shkeljen e këtyre rregullave është klubi serb i Partizanit të Beogradit. Ditën e sotme Komisioni i Disiplinës së UEFA-s ka publikuar vendimin ku thuhet se skuadra e njohur serbe në rast kualifikimi nuk do të lejohet të marrë pjesë në kompeticionet europiane përgjatë 3 sezoneve të ardhshme.

Vendimi i UEFA-s i publikuar në faqen zyrtare në internet. Bardhezinjtë e Beogradit kanë një borxh prej 2.5 milion eurosh të papaguar.

Komentet