Uashingtoni zyrtar porosi të fuqishme politikanëve në Maqedoni

dashkosov_2013.jpg

Uashingtoni zyrtar doli për herë të parë me një porosi të fuqishme dhe të drejtpërdrejtë ndaj politikanëve në Maqedoni. Departamenti amerikan i shtetit porositi se politikanët duhet të ju japin fund obstruksioneve në të kundërtën do të përgjigjen për veprimet e tyre. Në një deklaratë për Zërin e Amerikës zëdhënësi i departamentit të shtetit theksoi se qytetarët në Maqedoni zgjodhën përfaqësuesit e parlamentit në dhjetor dhe ekziston shumicë e qartë e cila pret formimin e Qeverisë. “SHBA i inkurajon liderët në Maqedoni të bëjnë të gjithçka të mundur për formimin e Qeverisë pa shtyrje të mëtejshme në mënyrë që vendi të mund të vazhdojë reformat e nevojshme për anëtarësimin e plotë në familjen euroatlantike”, thekson DASH ndërsa tërheq vëmendjen se politikanët që përpiqen ta bllokojnë formimin e qeverisë cenojnë sundimin e të drejtës, proceset demokratike si dhe stabilitetin e Maqedonisë dhe rajonit më gjerë.

“Ne do të punojmë së bashku me parterët tanë evropianë që ti inkurajojmë këta politikanë, t’u japin fund obstruksioneve, përfshirë përgjegjësinë ndaj këtyre veprimeve”, thekson shprehimisht Departamenti amerikan i shtetit.

Komentet
Top