U lëndua gjatë shpërthimit, Marc Bartra flet pas operimit

auto_17884242_1273409649438797_2150565732727099086_n1492007642.jpg

Mbrojtësi i Borussia Dortmund, Marc Bartra është operuar në krahun e djathtë, pas lëndimit që mori pas sulmit me bombë ndaj autobusit të skuadrës së tyre.

Lojtari spanjoll pavarësisht se nuk mund të luajë sonte, ka thënë se është më mirë dhe ka falënderuar të gjithë për përkrahjen.

“Përshëndetje të gjithëve. Siç e shihni unë jam duke bërë më mirë. Faleminderit të gjithë për mbështetjen dhe mesazhet. E gjithë përkrahja ime për bashkëlojtarët dhe tifozët për ndeshjen e sotme”, ka shkruar Bartra në Facebook.

Komentet
Top