Turqia kërcënon me anulimin e marrëveshjes për migrantë

0-141.jpg

Ministri i Jashtëm i Turqisë, Mevlut Cavusoglu, kërcënoi me anulimin e marrëveshjes që frenon rrjedhën e migrantëve dhe refugjatëve në Bashkimin Evropian.

Një vit më parë, kur Evropa ka qenë në mes të krizës së madhe me migrantë, Turqia ka negociuar marrëveshjen për të ndaluar migrantët e paligjshëm nga kalimi në Greqi, në këmbim të përshpejtimit të integrimit të Turqisë në BE dhe të një ndihme prej gjashtë miliardë dollarësh.

Cavusoglu tha se Turqia po e rishikon marrëveshjen dhe “nëse BE nuk i përmbahet pjesës së saj”, Ankaraja do ta anulojë atë.

Marrëdhëniet Turqi-BE janë tensionuar ditëve të fundit, pasi disa shtete evropiane u kanë ndaluar zyrtarëve turq të bëjnë fushatë në territorin e tyre, në mbështetje të një referendumi që do të forconte pushtetin e presidentit turk, Recep Tayyip Erdogan.

Komentet
Top