Tupac u vra nga CIA?

845X486616842_tupac_cia.jpg

Detajet e vrasjes dhe pse ShBA-ja ia kishte frikën reperit
Pothuajse 21 vjet pas vrasjes së reperit të famshëm Tupac Shakur në Las Vegas është shfaqur një teori e re në lidhje me autorin intelektual të vrasjes, që edhe sot mbetet e mbështjellë nga misteri, raporton “Mirror”.
Libri “Drugs As Weapons Against Us” i John Potashit, sugjeron se pas vdekjes së reperit fshihet policia dhe CIA. Autoritetet ishin të shqetësuara në atë kohë, sepse e shihnin Tupac si një figurë me ndikim që politizonte bandat e rrugës në ShBA.
Sipas hulumtimit, agjencitë e inteligjencës druheshin se këto banda do të fitonin perspektivë politike dhe hakmarrëse dhe Tupac ishte në ballë të lëvizjes.
“Policia e arrestoi me dhjetëra herë me akuza të dyshimta, të cilat në shumicën e rasteve janë hedhur poshtë”, thotë Potash, i cili shton se në Los Anxhelos FBI ka grumbulluar rreth 4.000 faqe rreth Tupac.
Potasë thotë se Russell Poole, i cili ishte agjent policie në Los Anxhelos, tha se si vrasja e Tupac ashtu dhe ajo e reperit dhe rivalit të tij Notorious BIG janë “orkestruar dhe planifikuar mirë duke përdorur radio… Ishin agjentë të policisë që dinin shumë mirë se çfarë duhet të bënin”.
Tupac u vra me katër plumba në gjoks, krah dhe kofshë pasi asistoi në një ndeshje boksi të Mike Tyson më 7 shtator të vitit 1996. Ai vdiq 5 ditë më vonë.
Ekzistojnë një sërë teorish në lidhje me vdekjen e tij. Disa thonë se u vra me urdhër të reperit Notorius B.I.G, ndërsa të tjerë thonë se sajoi vdekjen dhe aktualisht jeton me të afërmit e tij në Kubë.

Komentet
Top