“Trump nuk refuzoi një shtërngim duarsh me Merkel”

thumbs_b_c_cba95128feae256e71338d8110f4c039.jpg

Zëdhënësi i Donald Trumpit të dielën ka hedhur poshtë shkrimet e disa mediave se presidenti amerikan refuzoi të shtrëngoj duart me kancelaren gjermane Angela Merkel gjatë takimit në Shtëpinë e Bardhë.

Zëdhënësi i tij Sean Spicer për gazetën gjermane ”Der Spiegel” deklaroi se Donald Trump “nuk dëgjoi pyetjen” e kancelares gjermane kur i propozoi që edhe njëherë të shtrëngojnë duart, pas kërkesës së fotoreporterëve.

Kancelarja gjermane të premten qëndroi për vizitë zyrtare në Washington dhe kjo ishte vizita e parë e saj në Shtëpinë e Bardhë pas zgjedhjes së Trumpit si president, e cila duhej të rregullonte marrëdhëniet mes dy zyrtarëve pas retorikës së ashpër zgjedhore në të cilën e kritikoi politikën e Merkelit për dyer të hapura për refugjatët, duke e quajtur “gabim katastrofal”.

Vizita të premten filloi përzemërsisht kur dy zyrtarët shtrënguan duart në hyrje të Shtëpisë së Bardhë. Megjithatë më vonë, kur u ulën afër njëri-tjetrit në Dhomën Ovale të Shtëpisë së Bardhë, Merkel propozoi që sërish të shtrëngojnë duart, ku Trump nuk reagoi.

Mediat gjermane vlerësojnë faktin që presidenti amerikan nuk e dëgjoi kancelaren ose e injoroi propozimin e saj për edhe një shtrëngim dore dhe kjo flet për atmosferën e përgjithshme të bisedimeve.

Gazeta gjermane “Bild” të dielën shkruan se është e pabesueshme që Trump të mos e këtë dëgjuar propozimin e Merkelit meqë ajo qëndronte ulur menjëherë afër tij dhe kujton se gjatë tërë asaj skene presidenti amerikan nuk drejtoi shikimin drejt kancelares gjermane.

Komentet
Top