TOP LAJM: Biseda e Beg Rizajt e Mirsad Ndrecajt me spiunin maqedonas – AUDIO

d_409620624.jpg

Beg Rizaj dhe Mirsad Ndrecaj kishin lidhje të forta me një spiun të Agjencisë së Inteligjencës së Maqedonisë ( DSK).

Dy udhëheqësit e grupit të Kumanovës kanë incizuar një bisedë me agjentin në fjalë, emri i të cilit është i njohur për redaksinë e TV Dukagjini.
RTV Dukagjini ka siguruar një kopje të këtij incizimi që ka shërbyer si provë për strukturat vendëse e ndërkombëtare të sigurisë për të zbuluar prapaskenat e ngjarjes në Kumanovë.

Biseda është zhvilluar disa javë pasi që Rizaj dhe Ndrecaj kishin sulmuar një pikë kufitare në fshatin malor Gushicë të Likovës në kufirin Maqedoni-Kosovë.

Ndrecaj dhe Rizaj nuk e kishin pritur ndërhyrjen e policisë maqedonase gjatë aksionit në Gushicë, dhe dyshojnë se janë tradhtuar nga agjenti maqedonas. Kjo konfirmohet edhe gjatë bisedës.

RTV Dukagjini nuk ka qenë në gjendje që të vërtetojë në mënyrë të pavarur autenticitetin e bisedës.

Biseda 1

Mirsadi: Qysh jeni?

Agjenti: Mirë qysh jeni ju, qe tu këqyrë futboll. Familjen si e ke?

Mirsadi: Mirë krejt juve qysh jeni

Agjenti: Bereqet versen mirë

Mirsadi: A ju ka marrë malli?. E kam humb numrin se mu lëshuan UDB-ja.

Agjenti: Cila UDB?

Mirsadi: Të krejt dynjasë.

Agjenti: Q.. UDB-në e n..

Mirsadi: Po thotë Begu nuk ja kem q.. kurrë.

Agjenti: Ku jeni?

Mirsadi: Në mes të Likovës

Agjenti: Jo bre në Likovë

Mirsadi: Po po ne ua shk…. shërbimet juve.

Agjenti: E di unë, për atë u kam kërkuar

Mirsadi: Eh more dajë…

Mirsad Ndrecaj dhe personi që dyshohet të jetë agjent bisedojnë pastaj për një reagim që Mirsadi kishte bërë në Facebook pas incidentit në Likovë. Ish pjesëtari i UÇK-së kishte shkruar në rrjetin social se sulmin në pikën kufitare e kishin organizuar djemtë më të mirë të UÇK-së.

Biseda 2

Agjenti: Ta kam lëshuar një porosi por ai numër nuk po të bënë. E pashë mbrëmë reagimin

Mirsadi: Cilin?

Agjenti: Atë që e ke shkru në facebook. Që UÇK-ja e ka marrë bazën

Mirsadi: A të pëlqej?

Agjenti: Shumë mirë, shumë mirë

Mirsadi pastaj fillon të akuzoj ish udhëheqësin e Shërbimit Inteligjent të Maqedonisë Sasha Mihajllov për dekonspirim.

Biseda 3
Mirsadi: Sasha asht tu e bo ata. Sasha po e shtin Angellovin, Ai Angellovi gjithë ka gjujt shtremt. Nuk ka mund kurrë drejte.
Në fund të bisedës ata i kërkojnë agjentit që të vijë në Prishtinë, por pasi e mbyllin telefonin, flasin me kërcënim se nëse vjen do t`i qërojnë hesapet me te.

Biseda 4
Mediat kanë raportuar bazuar në raportet e Agjencisë Kosovare të Inteligjencës se grupi i Kumanovës po përgatiste disa sulme edhe në burgun e sigurisë së lartë në Kosovë, me qëllim që të lironin disa të burgosur.

Një raport i Ministrisë së Jashtme të Maqedonisë ka lënë për të dyshuar se dy komandantët e UÇK-së janë vrarë pasi që ishin arrestuar. /Tv Dukagjini/

Komentet

One thought on “TOP LAJM: Biseda e Beg Rizajt e Mirsad Ndrecajt me spiunin maqedonas – AUDIO”

  1. Sali Ramadani says:

    ex(df.) Deputet PSHH,(ri)publikuar në Ina etj.2.6.2015:

    Pro et contra

    KUJDES EDHE NGA
    MANIPULIMI I ZAEVIT ?!

    (Mund t’i manipulojë përkohësisht,por jo edhe t’i
    mashtrojë,Zaevi,besoj sërish,si Cërvenkovski(o-viçi) Shqiptarët ?!)

    Ështe shumë me vend,duke qenë se shqiptarët,bile edhe gjatë
    kohës së kësaj “demokracie”pluraliste,në kontinuitet kanë qenë dhe
    janë të zhgënjyer,të tradhtuar,të vrarë,të sakatuar,të dëmtuar deri në palcë në
    të gjitha sferat e jets.

    Nuk dëshiroj të jem skeptic, pa pasur edhe pak arsye më të
    thella,sepse koha e ka berë të veten dhe Zaevi e din se M.nuk ka jetë pa njohjen
    e plotë të të drejtave të shqiptarëve-shumicë,ende pa regjistrim objektiv dhe
    mbetet,jo të presim,por të vegrojmë,siç ishte rasti i paprecedent i një pjese
    bukur të madhe dhe befasuese në protestat e fundit,të cilat disi gjenden edhe
    në kontinuitet sui generis.

    Unë në ca raste i kam publikuar në artikuj,komente-ARTIKUJ
    etj.,por duket se Zaevi,ka heshtur,jo pa qëllim,sepse e din ose duhet ta dijë
    fortë mirë se cilat kanë qenë qëndrimet e mia,para,gjatë dhe pas debateve
    parlamentare,kur ia kam “shkrepur” ndërsy edhe shtypit sllavo-m.,bile
    më pak atij shqiptaruc,sikurse edhe sot e kjsaj dite.

    Nëe nuk i përcjell në shqipet dhe nuk reagon është çështje e
    tij,sepse, disi si me kujdes, ua kam lërë të drejtën të vendosin vetë
    shqiptaret dhe ende pres që të veprohet konkretisht,sepse,nëse edhe ai,si deri
    tani, me indiferencë të plotë, për çështjet më kruciale,sikurse edhe
    paraardhësitë e tyne: Kiro-Tito,por më brutalisht dhe vazhdimisht,partnerit të
    tij,S.Andov(o-viç),do të ia shkrep njëlloj,bile tani edhe më konkretisht se
    gjatë deklasimit të plotë gjatë gjithë mandatit tim dhe gadi
    “luftës”së vështirë dhe të rrezikshme,por edhe ngadhënjimtrare,të
    njohur ?!

    E kam botuar në ca raste se nuk kam fare aspirata
    politike,bile edhe as që i kam pasur dikur në kuptimin originer,por vetëm
    kombëtare dhe krijuesisht krijuese-universale,por nëse,rastsish,serish pa
    ambicje politike,shumë lehtë mund të “dallashitem”edhe njëherë,sepse
    kam edhe me shumë përvojë dhe parapërgatitje,sikurse edhe vazhdimisht në baza
    paqësore,mund t’i bëjë me vete,jo vetëm shqiptaret,por edhe sllavo-m.etj.të
    ndershmm,të cilët tanimë e din; gati që të gjithë se e kam pasur vazhdimisht me
    vend!

    Prandaj,kujdes antishqiptarë dhe shqiptartuca,sepse kombi
    shqiptar tani ka burra,bile edhe gra, edhe shumë më të aftë se vogëlsia ime,të
    përgatur dhe të pa thyeshem se unë,i cili do të gëzohesha sinqerfisht,kur të
    jem i fundit,nëse ka nevojë të angazhohem vetëm për ca javë ose muaj për t’I
    deklasuar sërish,kësaj radhe edhe më me shumë sukses se kurrë më parë,sepse, më
    ka hipur një elan,një fuqi,një shëndet I ripërtrirë dhe kuvet, sikur më
    parë,ashtu siç e kam thenë edhe në një emision televiziv,të rrallë dhe,duket të
    “fundit”,të v.2013, mu në mes të Kërçovës heroike,por ende të okupuar,se
    “Ex,(de facto),Deputeti i Popullit Shqiptar,nuk ka kohë as edhe të sëmuret
    dhe jo më të kalojë në amshim,derisa të zgjidhen të gjitha problemet,me të
    cilat ballafaqohet Populli dhe Kombi Shqiptar?”

    Kjo u be,por edhe mbeti, si hit i rallës gadi në shumë media
    të shkruara dhe elektronike,mendoj,jo vetëm shqiptare.

    Prandaj,kujdes,që të gjithë ?!

    Me respekt,

    Sali Ramadani-Kërçova

    ex(de facto)Deputet i Popullit Shqiptar H.,df.KP-President
    Republike,Ambasador i Paqjes Botërore,de facto,ca herë edhe de iure,K.Prefekt i
    Kërçovës së Ribashkuar; Poet Kombëtar,p.shkencor,

    gazetar-publicist-analist-opinionist,k.teatri,folklorist…

    PS. Autorizoheni t’i(Ri)botoni dhe përktheni në
    të gjitha mediat shqiptare etj.,respektive!

Leave a Reply