Timonie: Të formohet sa më shpejtë Qeveria, s’ka kohë për të humbur

timonie-650x380.jpg

Maqedonia duhet të qëndroj në rrugën drejt BE-së dhe NATO-së dhe për këtë është e nevojshëm Qeveri e përgjegjshme e cila ka kapacitet që të sjellë vendime dhe reforma në interes të shtetit. Kështu ja deklaruar sot ambasadori i Francës në Maqedoni Kristian Timonie, përcjell SHENJA.

“Pritet formimi i Qeverisë dhe është me rëndësi që të formohet sa më shpejtë, sepse vendi nuk mund të pres gjatë. Ka sfida ekonomike dhe politike dhe çdokush shpreson të sheh një Maqedoni të fortë. Han nesër vjen në Shkup dhe shpresojmë që të gjej një zgjidhje praktike për formimin e Qeverisë së re”, ka thënë Timonie.

I pyetur nëse Platforma e Tiranës duhet të tërhiqet, Timonie tha se nuk është çështje e tij të deklarohet në lidhje më këtë.

Komentet
Top