Tifozët serbë djegin flamurin shqiptar në Milan (FOTO)

flamuri-1.jpg

Tifozët e klubit “Crvena Zvezda” kanë djegur flamurin e Shqipërisë dhe kanë bërë thirrje se nuk do të heqin dorë nga Kosova.

Nëpër rrjete sociale janë shfaqur imazhe ku shihet një grup i tifozëve duke përkrahur skuadrën e tyre për duelin me Olimpiakos në Europa League, transmeton Klan Kosova.

Në fotografi shihen tifozë me fishekzjarrë në duar kurse njëri nga ta mban flamurin kombëtar shqiptar të cilin i kan ëvënë flakën.

Yjet e Basketbollit janë pritur në Milan më 17 mars.

“Ata kanë shënuar përvjetorin e 13 të dhunës së shkaktuar ndaj serbëve të Kosovës dhe Metohisë”, shkruan B92.

Komentet
Top