“The Economist”: Tirana po fluturon

0-121.jpg

Revista prestigjioze britanike “The Economist” në një shkrim me titull “Tirana po fluturon”, flet për përpjekjet e kryebashkiakut Erion Veliaj për transformimin e thellë të kryeqytetit. Duke evidentuar inaugurimin ditën e sotme të Pazarit të Ri, revista e njohur thekson se Tirana nga një qytet dikur i përgjumur, tashmë është duke u shndërruar në një qytet të hijshëm europian.

“Modernizimi i një kryeqyteti të vogël ballkanik, dikur i përgjumur, i ngjashëm me një fshat tani ka futur marshin më të lartë. Sot do të inaugurohet markata e re i modernizuar, e cila ka zëvendësuar tregun e vjetër e të shkatërruar. Kjo markatë është pjesë e Planit të Përgjithshëm të Zhvillimit, nën mbikëqyrjen e kryebashkiakut të ri të qytetit, Erion Veliaj. Sheshi “Skënderbej” në qendër të Tiranës është duke u kthyer në një zonë të madhe pedonale, për të cilët punëtorët janë duke punuar ngutshëm që ta përfundojnë deri në Maj.

Bulevardi i Ri do të jetë gati në Qershor, pikërisht në kohë për zgjedhjet e përgjithshme”, theksohet në shkrimin e “The Economist”.

Mes të tjerave, “The Economist” thekson se “Socialistët në pushtet të z. Veliaj, shpresojnë që projekti do të ndihmojë për të bindur votuesit që t’u japin atyre një mandat të dytë qeverisës. Opozita ka bojkotuar parlamentin, duke zvarritur në këtë mënyrë reformat vendimtare në drejtësi. Në Shqipëri ka një përplasje mes të resë dhe të vjetrës: Tirana është duke u shndërruar në një qytet të hijshëm europian, por politika e vendit ka mbetur si gjithmonë po aq e pisët dhe tradicionale si përherë”.

Komentet
Top