Tetovë: Vjedhje në Reçicë të Madhe

tetova-1.jpg

Deri më tani persona të panjohur, natën mes datës 3 dhe 4 të këtij muaji, kanë kryer një vjedhje në shkollën fillore “Përparimi” në Reçicë të Madhe, shkruan gazeta KOHA. Pasi që me forcë kanë hapur dritaren e katit përdhes, kanë hyrë në zyrën e drejtorit dhe kanë marrë një shtëpizë kompjuterike, dy printerë dhe tre tonerë, si dhe kanë aktivizuar aparatin kundër zjarrit me të cilin kanë stërpikur të gjithë hapësirën. Nga hapësira e arsimtarëve sërish, kanë marrë një tjetër shtëpizë kompjuterike si dhe disa gjësende tjera me çka kanë shkaktuar një dëm material që sipas drejtorit të shkollës 50-vjeçarit me iniciale H.A vlerësohet të jetë rreth 44 mijë denarë. Pas kryerjes së hetimit po ndërmerren masa dhe aktivitete për zbulimin e autorëve të kësaj vjedhjeje.

rsz_15497932_10211795745991968_737804347_n

Komentet
Top