Tetovë: Përkujtohet dëshmori Mujdin Aliu – (VIDEO)

Krosi-Poroj-636x330.png

Në varrezat e dëshmorëve në fshatin Poroj, në organizim të shoqatës së veteranëve të luftës të Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare është përkujtuar 18 vjetori i rënies heroike të dëshmorit të kombit Mujdin Aliu në luftën e Kosovës repektivisht në thyerjen e kufirit shqiptaro-shqiptar.

Pjesëmarrës në këto homazhe ishin edhe krerët e SHVL-së, familjarë të dëhsmorëve, funksionarë dhe bashkëluftarë të Mujdinit. Me këtë rast fjalim para të pranishmëve ka folur Hazbi Lika Ish-komandanti i Brigadës 112 i cili tha se të gjithë jemi krenarë për veprën e tij dhe heroizmin që tregoi në luftën e Kosovës. Rënia e tij heroike – vazhdoi më tej Lika – është amanet për të gjithë ne që të çojnë përpara idealet e dëshmorëve.

Në emër të SHVL të UCK-së, Fazli Veliu në pronocimin e tij theksoi se veprat e Mujdin Aliu si dhe të gjithë dëshmorëve tjerë janë dritë dhe udhërrëfim për gjeneratat e ardhshme.

Dëshmori i Kombit Mujdin Aliu ra heroikisht në luftën e thyerjes së kufirit Shqiptaro – Shqiptar dhe duke mbrojtur nderin e Kosovës, në Koshare të Gjakovës më 14 Prill 1999.

Komentet
Top