Tetovë: Për shkak të borxhit krisma me pistoletë

tetova21.jpg

Dje rreth orës 19 e 30 minuta deri më tani nga autorë të panjohur me armë zjarri kanë gjuajtur disa të shtëna në shtëpinë e 43-vjeçarit G.N ga Tetova në rrugën “108” në Tetovë, njofton Policia e Tetovës.

Nga një distancë e afërt, kanë shtënë para shtëpisë, ku gjendeshin nëna dhe vajza. Për fat të mirë askush nuk është plagosur, por ka shkaktuar më shumë dëme në katin e parë të shtëpisë, si dhe në rrotën e pasme të një veture të parkuar “Jaguar”, në pronësi të G.N. Policia po merr masa për zbardhjen e rastit.

Portali Shqipmedia jozyrtarisht mëson se bëhet fjalë për borxhe të papastruara dhe krismat kanë qenë paralajmërim për të kthyer borxhin.

sun-and-stars

Komentet