Tetovë: Ndahet nga jeta profesor Ruzhdi Zeqiri

thumbnail_image-0-02-05-557d58c8318aa46ce911a0c3c7a1b1449e9f4a67fceffb9090228028f94cb095-V.jpg

Sot, në moshën 81 vjeçare është ndarë nga jeta ish profesori i fizikës në Gjimnazin e Tetovës, Ruzhdi Zeqiri.

Ruzhdi Zeqiri ka lindur në më 16 Dhjetor të vitit 1935 në Xhepçisht të Tetovës dhe ka shërbyer për gjysëm shekulli si profesor i Fizikës në Gjimnazin e Tetovës, ku ka qenë njëri ndër profesorët e parë. Zeqiri për një periudhë ka shërbyer edhe si drejtor i Gjimnazit të Tetovës, njëherit ka qene edhe drejtori i parë shqiptar i kësaj shkolle.

Varrimi i të ndjerit do të bëhet ditën e nesërme pas faljes së namazit të drekës në fshatin Xhepçisht.

Komentet
Top