Tetovari zhvishet para kamerave në Facebook dhe e gjen belaja

1297595920774_ORIGINAL.jpg

E detyron që të zhvishet para kamerës dhe pastaj e shantazhon se nëse nuk i paguan 500 dollarë, klipin do ta vendos në youtube. Kjo i ka ndodhur një tetovari 26 vjeçar me iniciale M.O. Rasti është denoncuar në Policinë e Tetovës nga vet tetovari. Sipas rrëfimit të tij para policisë, të dielën mbrëma ai ka komunikuar me një person të panjohur në rrjetet sociale në gjuhën angleze, ku edhe kanë shfrytëzuar kamera. “Personi në fjalë kinse femër, pasi tërësisht është zhveshur para kamerës dhe ka kërkuar nga M.O të zhvishet edhe ai në kamerë, më pas i ka thënë se klipin e tij do ta postojë në Youtube nëse nuk i paguan 500 dollarë. Pasi që M.O nuk është pajtuar duke u arsyetuar se nuk ka aq mjete, për një kohë të shkurtë klipi është vendosur në youtube”, njofton Policia e Tetovës, e cila ka marrë aktivitete për zbardhjen e rastit.

Komentet