Tensionet, Turqia i ndalon hyrjen ambasadorit holandez në Ankara

0-110.jpg

Turqia ka njoftuar për një sërë masash si shenjë hakmarrje ndaj vendimit të autoriteteve holandeze për të ndalimin e ministrave për të organizuar fushatë pranë diasporës turke në kuadrin e referendumit kushtetues.

Zëvendëskryeministri Numan Kurtulmus, tha se ambasadori holandez do të pengohet që të kthehet në Ankara, dhe se bisedimet politike të nivelit të lartë janë pezulluar, shkruan kp.

Përpjekjet turke për të mbajtur tubime në Gjermani, Austri, Zvicër dhe Holandë janë bllokuar.

Presidenti Recep Tayyip Erdogan akuzoi holandezët dhe gjermanët , duke i quajtur mbetje të nazizmit.

Mark Lowen i BBC-së në Stamboll thotë se Turqia dhe Holanda, dy aleatët e NATO-s, tashmë janë në një krizë të paparë diplomatike.

Ndërkohë, kancelarja gjermane Angela Merkel i ka ofruar Holandës “mbështetje të plotë dhe të solidaritetit”.

Komentet
Top