“Të bashkuar kundër dhunës!”

auto_38391015_4031491982073.jpg

Reagime dhe shprehje solidariteti pas shpërthimeve ndaj autobusit të ekipit të Borussia Dortmundit.

Tre shpërthime, një futbollist i plagosur dhe një mbrëmje futbolli e dështuar: lëndët shpërthyese pranë autobusit të Borusia Dortmund (BVB)trondisin jo vetëm botën e sportit – Borussia Dortmund po përjeton një valë shprehjeje të solidaritetit dhe mbështetje nga e gjithë bota.

Bota e futbollit është e shokuar: sërish shpërthejnë bomba në prag të një ndeshjeje futbolli. Tri lëndë shpërthyese plasën në afërsi të autobusit të Borussia Dortmund, që mbrëmjen e së martës (11.04) udhëtonte për në ndeshjen e kthimit në vend ndaj MS Monaco në kuadër të Ligës së Kampioneve. Mbrojtësi Mesfushor Mark Barta u dërgua në spital me plagosje të rëndë në dorë, ku edhe e kanë operuar ndërkohë. Lojtarët e tjerë shpëtuan pa u plagosur. Ndeshja u anullua dhe do të zhvillohet të mërkurën (12.04) në mbrëmje.

Kjo ngjarje të kujton sulmet terroriste në Paris më 13 nëntor 2015, ku për shkak të paralajmërimeve nga terrori u anullua ndeshja Gjermani-Holandë, që u zhvillua pas disa ditësh, njofton agjencia gjermane e shtypit, DPA duke iu referuar qarqeve të sigurisë. Hetuesit mendojnë, megjithatë, se mund të kemi të bëjmë me një sulm “të qëllimshëm ndaj BVB”, sikurse u shpreh presidenti i policisë së Dortmundit në një konferencë shtypi.

Futbolli sërish konfrontohet me dhunën, që të shtang. Brenda pas minutash pasi u përhap lajmi për shpërthimin, mijëra shprehje solidariteti u bënë publike, kryesisht përmes rrjeteve sociale.

Ministri i Brendshëm gjerman Thomas de Maizière shkruan: “Mendimet e mia bashkohen me ekipin. Tani është e rëndësishme të zbardhen shkaqet. Shpresoj, që nesër futbolli sërish do të jetë në qendër të vëmendjes.”

Gerald Asamoah (ish-profesionist i ekipit Schalke)ne reagimin e tij shkruan: “E paimagjinueshme. Në këto momemnte futbolli dhe ne të gjithë duhet të bashkohemi. Get well soon.”

Carlo Ancelotti (FC Bajern i Mynihut): “Keni të gjithë mbështetjen tonë për BVB dhe dëshirën për një shërim sa më të shpejtë për Marc Bartra.”

Një gjest të madh bënë tifozët e AS Monaco, që pasi mësuan për shpërthimet, brohoritën në stadium “Dortmund, Dortmund”

Komentet
Top