Tarashaj kërkohet nga katër skuadra të njohura

auto_untitled_1489564197-13254501489564633.jpg

Shani Tarashaj, sulmuesi i Eintracht Frankfurt, ka zgjuar interesimin e skuadrave nga Serie A, La Liga dhe Bundesliga.

Reprezentuesi i Zvicrës, Shani Tarashaj gjatë verës mund të ndërroj skuadrën, pasi në adresë të sulmuesit tashmë kanë arritur disa oferta.

Sipas TuttoMercatoWeb.com, sulmuesi nga Kosova po kërkohet nga Torino, Espanyol, Villarreal dhe Mainz.

Ai është nën kontratën me skuadrën e Evertonit, por është i huazuar deri në fund të sezonit te skuadra gjermane, Eintracht Frankfurt.

Komentet
Top