Tag Heuer Connected Modular 45, ora inteligjente e cila nuk urren modën

0-130.jpg

Orët e para me Android Wear 2.0 duket të kenë harruar diçka: modën. Ndërsa orët e para të Google kishin sensorë dhe çipe që bënin të mundur funksionimin pa nevojën e një telefoni, atyre u mungonte pamja pikërisht nga prioriteti i dhënë funksionit dhe jo formës.

Tag Heuer dëshiron ta ndryshojë këtë realitet me orën Connected Modular 45. Modeli i parë i saj ishte një klas më vehte sepse janë të pakta ata orë Android Wear që favorizojnë luksin. Ky trend nuk do të ndryshojë as me Modular 45 e cila do të kushtojë akoma edhe më tepër sesa origjinali.

Me një kosto prej 1,650 dollarësh, Modular është një që justifikon këtë çmim. Ka një ekran 1.4 inç AMOLED, reziston thellësi prej 50 metra në uën ujë, vjen me GPS, NFC por jo LTE dhe monitor të rrahjeve të zemrës.

Në brendësi të saj gjendet një procesor Intel Atom X34XX me 512GB RAM dhe 4GB memorje të brendshme. Ka një diametër 45 mm dhe 13.75 mm i trashë. Por siç thamë më lart është forma ajo që shkëlqen në këtë orë inteligjence. Tag Heuer ka marrë konceptin e Apple dhe e ka përmirësuar më tej me opsionet e shumta të modifikimit.

Sipas kompanisë Modular 45 ka 11 dizajne kryesore dhe 45 kombinime të ndryshme elementësh dizajni. Për këtë Tag Heuer ka lançuar “Watch Selector,” një uebfaqe përmes së cilët mund të përzgjidhni orën me opsionet që dëshironi që nga titaniumi, qeramika madje edhe diamante.

Ndërsa numri këtyre elementëve rritet së bashku me to edhe çmimi. Android Wear 2.0 do të thotë se përdoruesit kanë qasje në Android Pay, Google Assistant, Google Fit dhe 30 fytyrat dixhitale të orës./Pcworldalbanian

Komentet
Top