Supertalenti shqiptar sot debuton për gjigantin spanjoll

bare.jpg

Te Atletico e Madridit vjen momenti i Keidi Bares. Mesfushori i kombëtares Shpresa të Shqipërisë është grumbulluar në skuadrën e parë nga trajneri Diego Pablo Simeone dhe me shumë gjasa Bare do të bëjë debutimin e tij me Los Colchoneros sot në mbrëmje në sfidën e parë të ruandit të 1/16 të Kupës së Mbretit.

Atletico sfidon në transfertë skuadrën e kategorisë së tretë, Guijuelo dhe për këtë ndeshje El Cholo ka thirrur në total 16 futbollistë përfshirë këtu edhe Keidi Baren, transmeton “SS”.

Aktualisht 19-vjecari shqiptar aktivizohet me skuadrën B të Atleticos që luan në Segunda Division B ose më saktë në kategorinë e tretë të futbollit spanjoll.

Në këtë sezon Bare ka luajtur në total 9 ndeshje duke realizuar dhe 1 gol. Për sfidën ndaj Guijuelos, Simeone ka lënë pushim shumë futbollistë titullarë por në listën e të grumbulluarve bëjnë pjesë emra të tillë si Savic, Gimenez, Saul, Carrasco, Gaitan e Correa. Edhe nëse nuk e nis si titullar këtë ndeshje, Bare ka shanse të mira për tu aktivizuar edhe nga stoli dhe për të bërë kështu debutimin e tij me Atleticon e Madridit në një ndeshje zyrtare.

Keidi Bare ka luajtur me të gjitha kombëtaret e moshave të Shqipërisë dhe aktualisht 19-vjecari nga Fieri është një nga lojtarët më të rëndësishëm të përfaqësues Shpresa. Në fund të vitit 2013 ai është bërë pjesë e të rinjëve të Atleticos së Madridit. Pas gati 3 vjetësh për Keidi Baren vjen ora e debutimit me skuadrën e parë, një ëndërr që mund të bëhët realitet mbrëmjen e sotme.

Komentet