Superpërballje në Champions League

auto_2460619_w11492769975.jpg

Në Nyon të Zvicrës është hedhur shorti për gjysmëfinalen e Champions League në futboll. Real Madridi, kampion në fuqi, Juventusi, Atletico Madridi e Monaco, mësuan rivalët.

Katër skuadra synojnë finalen e madhe që luhet në Cardiff, të shtunën e 3 qershorit, në stadium kombëtar të Uellsit. Në gjysmëfinale do të takohen: Real Madrid-Atletico Madrid e Monaco-Juventus. Superpërballja do të jetë ndërmjet Real Madridit dhe Atletico Madridit, ndaj finalistëve të vitit të kaluar.

Komentet
Top