Super gol i Lingardit, Manchester Utd triumfoi

auto_3E6E2DA600000578-0-image-m-11_14899306451251489931476.jpg

Futbollisti Jesse Lingard ka realizuar supergol, që do të mbahet mend, ndërsa Mancheter Utd triumfoi me rezultat 3:1 ndaj vendasve të Middlesbrough-it, në takimin e javës së 28-të të Premier League. Në minutën e 30-të, Young harkoi për mrekulli dhe nga një pozitë paksa e vështirë Marouane Fellaini me kokë e plasoi topin në rrjetë, 0:1. Në minutën e 62-të, Juan Mata për bukuri shërbeu Jesse Lingard i cili me hapa të shpejt nga rreth 20 metra dërgoi një projektil që vetëm me sy e ka shikuar portieri Valdes se si futej në pjesën e epërme të majtë, 0:2. Vendasit e ngushtuan rezultatin në 1:2 me golin e Rudy Gestede në minutën e 77-të. Në fund të takimit, në minutën e 90+3 Antonio Valencia thelloi fitoren në 1:3. Manchester Utd ngjitet në vend të pestë me 52 pikë, kurse Middlesbrough renditet i 19-ti me 22 sosh.

Komentet
Top