Sulmi mbi autobusin e Borusias, media: Ka lidhje islamike

auto_1-491491985607.jpg

Policia në Gjermani po heton për mundësinë që terroristë me lidhje islamike të jenë autorët e sulmit mbi autobusin e ekipit të Borusias së Dortmundit.

Lojtarët e tmerruar u shtrinë në dyshemenë e autobusit, ndërsa tre shpërthimet thyen xhamat e autobusit.

Mbrojtësi Marc Bartra theu një kockë në krahun e djathtë dhe iu nënshtrua operacionit për të hequr ‘objekte të huaja’ nga trupi.

Autobusi sapo ishte larguar nga hoteli dhe ishte nisur për në ndeshjen çerekfinale të ‘Champions League’ kundër Monakus, kur bombat shpërthyen.

Një oficer policie që po shoqëronte autobusin, u lëndua dhe pati probleme me dëgjimin.

Hetuesit thanë se kanë gjetur një letër brenda në hotel që merr përgjegjësi për këtë akt.

Aty përmendet edhe sulmi në tregun e Krishtlindjeve në Berlin, kur një kamion i drejtuar nga një fanatik i ISIS hyri në turmë duke vrarë 12 persona.

Në letër përmendet edhe misioni gjerman si pjesë e një koalicioni ndërkombëtar për të luftuar Shtetin Islamik.

Policia thotë se bombat ishin fshehur pranë një parkimi.

Ato mendohet se janë aktivizuar nga një telefon.

Ndeshja pritet të luhet sot, ndërkohë që mbarë bota ka duatrokitur sjelljen e tifozëve gjermanë, të cilët morën në shtëpitë e tyre tifozët francezë, të cilëve iu është shtyrë qëndrimi në Gjermani.

Komentet
Top