Sulm terrorist në Paris, një oficer i vrarë – VIDEO

3F6DF56400000578-4429938-image-a-34_1492717857309.jpg

Një polic është qëlluar për vdekje, ndërsa një tjetër është plagosur pas një “sulmi terrorist” në qendër të Parisit, mbrëmjen e kësaj të enjteje.

Oficerët e policisë janë qëlluar me armë në bulevardin qëndror të “Champs Elysee”.

Sipas burimeve paraprake nga policia lokale, të shtënat me shumë mundësi janë një “akt terrorist”, ndaj dhe janë këshilluar të gjithë njerëzit të evitojnë zonën qendrore të kryeqytetit francez.

Megjithatë, agresori duhet të jetë kapur nga policia, ndërkohë që raporte të pakonfirmuara thonë se ai është vrarë.

Komentet
Top