“Status Quo”, humb durimin në Kuvend

parlamenti_i_maqedonise_e1332876121895_315322257.jpg

Analistët vlerësojnë se LSDM me shumicën parlamentare duhet të marrë hapa konkrete që të zhbllokoj punën e Kuvendit dhe ti krijoj institucionet, në të kundërt rrezikon të humb përkrahjen e votuesve. Sipas Nikolla Dujovskit çdo ditë e kaluar në Kuvend, pa ndërmarr ndonjë hap konkret nga shumica, është fitore e sigurt e VMRO DPMNE-së.

Qytetarët votuan për ndryshime, ndryshimet janë të patjetërsueshme, ky është fakt. Nëse ato ndryshime nuk ndodhin, nuk besoj që qytetarët me vetorganizim do ti marrin punët në duart e tyre, njëjte edhe këto për “Maqedoni të përbashkët”. Është fakt që çdo ditë përkrahja për “Maqedoni të Përbashkët” mund të rritet, që do të ishte gabim dhe nuk shkon në drejtim të zgjidhjes së krizës. Fakt është se ai që ka votuar më 11 dhjetor ka pritur ndryshime, dhe nëse këto ndryshime nuk ndodhin, është e pritshme që qytetarët të rishikojnë vendimet e tyre për votën e dhënë ndaj një partie politike – tha analisti Nikolla Dujovski.

Sipas profesorit universitar, MersimMaksuti shumica parlamentare duhet të merr hapa më të guximshme dhe të zhbllokojë punën e Kuvendit.

Mekanizmat kushtetuese ekzistojnë, këtë pikërisht e rregullon shumë qartë edhe Rregullorja e punës së Parlamentit, ku thuhet se 20 deputetë kanë të drejtë të propozojnë kandidat për kryetar të Kuvendit, është shumicë ajo, që ka 67 vota, e cila do ta votojë…. të gjitha mekanizmat juridik i ka shumica që të formojë qeverinë, vetëm mungon guximi politik që nuk e bënë dhe kjo patjetër të dëshmojë një aftësi më të madhe politike sepse e ka detyrim – tha profesori Mersim Maksuti.

Analistët thonë se pos humbjes së elektoratit, nëse nuk veprojnë, shumica do të humb edhe mbështetjen e faktorit ndërkombëtar i cili kërkon respektimin e vullnetit të shumicës parlamentare. Në LSDM tashmë një kohë të gjatë paralajmërojnë për një plan për zhbllokimin e Kuvendit dhe formimin e Qeverisë së re.

Komentet
Top