Sony: Së shpejti kompjuterat desktop do të luajnë lojëra PS4

0-129.jpg

Sony njoftoi se së shpejti do të sjellë lojërat e PlayStation 4 në kompjuterat desktop. Ky ekspansion do të jetë i mundur përmes PlayStation Now, megjithatë kompania nuk ofroi detaje se kur lojërat do të jenë të disponueshme.

Shumë përdorues aktualisht përdorin platformën në fjalë për të luajtur lojëra PS3 në konsolën e re PS4. Sipas zëdhënësit të Sony, Brian Dunn, abonimi standart do të kushtojë 19,99 dollar dhe do të përmbajë lojëra PS4.

Megjithatë ai zgjodhi heshtjen në vend që të na tregonte më shumë rreth titujve të parë. Aktualisht plot 483 lojëra të vjetra PlayStation janë të aksesueshme përmes shërbimit të Sony.

Në mënyrë që shërbimi të funksionojë siç duhet, Sony rekomandon një shpejtësi interneti 5 Mbps. Së shpejti kompani do të dërgojë ftesa për testime për disa prej përdoruesve më aktivë./Pcworldalbania

Komentet
Top