Sony prezantoi Xperia L1 me ekran 5.5 inç dhe 2GB RAM

0-205.jpg

Sony zbuloi një telefon të ri të quajtur Xperia L1. Është një produkt i rangut të mesëm, që do të thotë se nuk është armik i xhepit tuaj.

Ka ekran 5.5 inç HD dhe fuqizohet nga një procesor MediaTek MT6737T.

2GB RAM shoqërohen nga 16GB memorje e brendshme për aplikacionet, imazhet dhe të dhëna të tjera. Sa i përket memorjes ajo kurrë nuk do të jetë problem falë mbështetjes për kartat SD deri në 256GB.

Në pjesën e pasme do të gjeni një kamër 13 megapiksel ndërsa frontale 5 megapiksel. Xperia L1 ka një bateri 2,620 mAh dhe funksionon me Android Nougat.

Ai del në shitje në Europë, Lindjen e Mesme, Afrikë, Azi, Amerikën e Veriut dhe atë Latine në fund të muajit Prill.

Sony nuk ofroi informacion për koston e telefonit./Pwcorldalbanian

Komentet
Top