Skoda Kodiaq në version Coupe sipas “Auto Bild” – FOTO

0-253.jpg

Së fundmi është raportuar se Skoda Kodiaq mund të ofrohet në version sportiv RS, por revista e njohur gjermane “Auto Bild” njofton se ky model mund të ofrohet edhe në version Coupe.

Të kujtojmë, modeli standard Kodiaq pritet që në fillim të shitet me motorë dizel (2.0-litër TDI me 150 dhe 190 kuajfuqi) dhe benzinë (1.4-litër TSI me 125 dhe 150 kuajfuqi, si dhe 2.0-litër TSI me 180 kuajfuqi).

Sa i përket modelit të mundshëm Kodiaq RS, nën kapakun e tij mund të gjendet motori 2.0-litër TSI me 280 kuajfuqi.

Në anën tjetër, Kodiaq Coupe do të mund të ofrohej në version plug-in hibrid, por ky SUV-Coupe me gjatësi prej 4.75 metra mund të pritet që të dalë për shitje para vitit 2019.

0a

0b

Komentet