Skandal: Drejtori filmohet në shkollë duke folur kundër shqipes, e ndërpret nxënësja maqedonase – VIDEO

skandal11-804x380.png

Histeria që ka përfshirë disa qarqe maqedonase kundër gjuhës shqipe, nuk ka anashkaluar as shkollat. Drejtori i një shkolle me nxënës maqedonas është filmuar duke u mbajtur ligjëratë paralajmëruese nxënësve në shkollë për rrezikun nga gjuha shqipe, shkruan Gazeta Lajm.

“Nëse ndodh aplikimi i gjuhës shqipe, nëse ndodh vendosja e simboleve shqiptare në monedha, nëse ndryshon himni, flamuri…”, dëgjohet duke folur drejtori, deri sa nuk ndërpritet nga një nxënëse, e cila i thotë: “Drejtor, a nuk është turp të mbani fjalime politike në shkolla?”.

Ndryshe, kjo histeri është e theksuar te kuadro të emëruara nga koalicioni qeveritar VMRO-BDI, që len vend për të dyshuar se këto dy parti me apo pa vetëdije kanë kultivuar bashkërisht një albanofobi të egër në Maqedoni.

Në rrjetet sociale është njoftuar se bëhet fjalë për drejtorin e Gjimnazit shtetëror “Mirçe Acev” në Prilep. Ministër i arsimit në Maqedoni është kuadri i BDI-së, Pishtar Lutfiu, i cili deklarohet shqiptar. Të shohim se çfarë masa do të ndërmerren për ndriçim të këtij skandali!

Komentet

0 thoughts on “Skandal: Drejtori filmohet në shkollë duke folur kundër shqipes, e ndërpret nxënësja maqedonase – VIDEO”

  1. dardan says:

    Po me ta dhane Kercovaret !!!

  2. roki says:

    postin e vetem qe keta shqiptare ne ket qeveri te shkaut dote marin eshte posti:
    TRADHETAR TE MERITUAR TE KOMBIT!.
    se cka dote ndodhe nje dite kur keta dote humbin pozicionin qe kan sote nuk e dij por nje gje jam i sigurt te shumet dote mbaroin ne idrizove ose burgjet tjera,per cdo kriminel ka perher nje fund edhe per keta!.

  3. tetova says:

    SHUMKUSH APO BDISTET QE DUAN TA REHABILITOJN VEHTEN THONE NEPER LLOJLLOJ SHKRIMESH SE EDHE PDSH-JA SI BDI. JO ZOTNI PDSH QYSH NE FIILIM TE FUSHATES DHE GJAT FUSHATES U PRONONCU SE PERKRAH IVANOVIN DHE SE ME GRUEVSKIN KAN NJEFARE UJDIE. POR JU ORE TAN KOHES INJORUAT DHE U BAT PATRIOTA QE ME NE FUND KALUAT NE PSEUDOPATRIOTA DHE TRADHTAR DHE SHITES I INTERESAVE TE TE GJITHE ATYRE QE U PERKRAHEN NE IDEALIN TUAJ. JENI NJE SHITES DHE RRENAVECA TE PAPARE. ZOTI JU MARROFT

Top