Singapori e para në botë për arsim, ja si renditen vendet tjera

28-picture-Secondary-Schools-in-Singapore.jpg

Singapori i ka nxënësit më të mirë në ciklin fillor dhe të mesëm, bazuar në testet ndërkombëtare në matematikë dhe shkencë.Vendet kryesore në këto renditje dominohen nga vendet e Azisë Lindore, si Koreja Jugore dhe Japonia, të cilat janë duke i lënë prapa kundërshtarët e vet, transmeton Express.
Këto renditje ndërkombëtare – Trendët në Matematika Ndërkombëtare dhe Studimeve Shkencore – publikohen çdo katër vite, bazuar në testet në të cilat marrin pjesë më shumë se 600.000 studentë, të moshës nga nëntë – 10 dhe 13 deri në 14 në 57 vende të botës.

Kosova dhe Shqipëria nuk bëjnë pjesë në këto teste.

Më poshtë mund t’i shikoni listat më dhjetë vendet më të mira në matematikë dhe shkencë në ciklet fillore dhe të mesme.

10 vendet e para në matematikë – cikli i mesëm

1. Singapori

2. Koreja Jugore

3. Tajvani

4. Hong Kong

5. Japonia

6. Rusia

7. Kazakistani

8. Kanada

9. Irlanda

10. Shtetet e Bashkuara

11. Anglia

10 vendet e para në matematikë – cikli fillor

1. Singapori

2. Hong Kongu

3. Koreja Jugore

4. Tajvani

5. Japonia

6. Irlanda Veriore

7. Rusia

8. Norvegjia

9. Irlanda

10. Anglia

10 vendet e para në shkencë – cikli i mesëm

1. Singapori

2. Japonia

3. Tajvan

4. Koreja Jugore

5. Sllovenia

6. Hong Kongu

7. Rusia

8. Anglia

9. Kazakistani

10. Irlanda

10 vendet e para në shkencë – cikli fillor

1. Singapori

2. Koreja Jugore

3. Japonia

4. Rusia

5. Hong Kongu

6. Tajvani

7. Finlanda

8. Kazakistani

9. Polonia

10. Shtetet e Bashkuara

Komentet