Shqiptari hedh nga dritarja të dashurën

642974__H1is4PUCg.jpeg

Një shqiptar në Gjermani akuzohet se ka hedhur nga dritarja e katit të dytë të banesës të dashurën e tij rumune.

Të hënën në Dyseldorf, një 24-vjeçare është hedhur nga dritarja e katit të dytë nga 7 metra lartësi dhe dyshohet se veprimi është kryer nga i dashuri i saj 39-vjeçar.

Sipas gjermanes “Bild”, vajza i është nënshtruar një ndërhyrje kirurgjikale dhe ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.

Autori i dyshuar i ngjarjes u arrestua pa rezistencë të martën, ndërsa të mërkurën ka dalë përpara gjykatës për tentativë vrasje.

Ngjarja ka ndodhur në rrugën Rethelstraße të lagjes Düsseltal. Policia dhe Prokuroria hetojnë rastin për “vrasje të mbetur në tentativë”.

Nga bastisjet në shtëpi, policia ka gjetur edhe drogë. I dashuri shqiptar, deri tani nuk ka dashur të flasë për autoritetet.

Komentet
Top