Shqipëria në këmbë për Ramush Haradinajn

0-82.jpg

Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë, Ilir Meta, do t’i dërgojë mesazhe homologes së tij serbe, Maja Gojokovic dhe atij francez, Claude Bartolone, rreth arrestimit të liderit të AAK-së, Ramush Haradinaj. Këtë e ka konfirmuar vetë Meta, gjatë vizitës që i bëri dje AAK-së. Ai tha se Shqipëria nuk do të rrijë duarkryq rreth këtij rasti

Arrestimi i liderit të AAK-së, Ramush Haradinaj, ka trazuar edhe Shqipërinë dhe autoritetet më të larta në Tiranë. Këtë herë, Shqipëria nuk do të rrijë duarkryq derisa shqiptarët kudo që janë provokohen dhe arrestohen. Madje, shumë shpejt kryetari i Kuvendit të Shqipërisë, Ilir Meta, do të nisë edhe një mesazh në drejtim të homologes së tij serbe, Maja Gojokovic dhe atij francez Claude Bartolone.

Këtë e ka konfirmuar vetë kryeparlamentari shqiptar, Ilir Meta, gjatë vizitës që i bëri dje AAK-së, në Prishtinë. Meta, duke u shprehur optimist se kjo çështje do të marrë fund shumë shpejt, ka potencuar se lideri i AAK-së, është simbol i shqiptarëve jo vetëm në Kosovë, por në gjithë botën.

Ish-kryeministri i Shqipërisë, ka thënë se beson tek veprimet demokratike të Francës dhe respektimin e konventave ndërkombëtare. Ai ka folur edhe për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë. Sipas tij, flet-arrestet e tilla të lëshuara nga Serbia nuk i shërbejnë as dialogut, paqes, stabilitetit, apo mirëkuptimit.


Meta: Haradinaj simbol i gjithë shqiptarëve, shpejt kthehet në Kosovë

Kreu i Parlamentit të Shqipërisë gjatë vizitës në Kosovë ka shprehur bindjen se kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj së shpejti do të kthehet në Kosovë.

Meta në njo konferencë për media ka thënë se kjo çështje do të marrë fund shumë shpejtë, pasi Ramush Haradinaj nuk është qytetarë i Serbisë, por i Kosovës dhe si i tillë është simbol i qytetarëve shqiptarë në të gjithë botën.

“Kjo çështje do të marrë fund shumë shpejtë pasi Ramush Haradinaj nuk është qytetarë i Serbisë, por është qytetarë i Kosovës dhe si i tillë është simbol i qytetarëve shqiptarë në të gjithë botën. Haradinaj është një krenari për të gjithë Shqiptarët dhe për faktin se ai është përrallur me kurajo dhe dinjitet edhe përballë drejtësisë ndërkombëtare”, ka thënë Meta, raporton Gazeta Express.

Ai ka thënë se do t’i dërgojë homologes së tij serbe një shkresë në lidhje me këtë rast, ndërsa ka shtuar se ka kontaktuar me homologun e tij francez menjëherë pas marrjes së lajmit për arrestim pasi që, siç tha ai, “duam që këtij rasti t’i jepet fund pasi kemi të bëjmë me një simbol të sakrificës shqiptare”.

Meta në Prishtinë është pritur nga nënkryetari i AAK-së, Ardian Gjini, si dhe anëtarë të tjerë të këtij subjekti politik.


Thaçi nga SHBA: Institucionet po bëjnë çmos që Haradinaj të kthehet në Kosovë

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi po vazhdon të qëndroi në një vizitë zyrtare në SHBA.

Ai njoftoi se atje do të takohet me personalitet të rëndësishme të administratës së Obamës në largim, por edhe me zyrtarë të rëndësishme demokrat dhe republikan.

Presidenti në një intervistë telefonike për RTK-në ka thënë se në ditët e ardhshme do të takohet edhe më zv/presidentin amerikan, Joe Bide.

Thaçi tha, se edhe marrëdhëniet e Kosovës dhe SHBA-së nuk do të ndryshojnë aspak edhe më ndërrimin e administratës amerikane.

“Kosova do të ketë kontakte të njëjta edhe me administratën e Trumpit siç kishte me administrata paraprake”, tha ai.

Presidenti Thaçi, fol edhe për gjendjen e Ramush Haradianjt. Ai tha se institucionet e Kosovës po bëjnë çmos që Haradianj të kthehet në Kosovë.

“Unë e kuptoj dhe ndjeje gjendjen e zotit Haradianjt, këtë gjendje e ka përjetuar edhe më herë. Raste të tilla ka pasur edhe më herët, po ato janë plotësisht akuza të paqëndrueshme, të pa pranueshme dhe duhet të ndihemi krenar që kemi luftuar për liri”, u shpreh ai.

“Të gjitha institucionet e Kosovë janë të angazhuar që Haradianj të kthehet në Kosovë”, tha ai.


Deputeti i Nismës: Haradinaj u arrestua që të mos takohej me Trump-in

Deputeti i Nismës për Kosovën, Haxhi Shala, dyshon se kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj është arrestuar pasi dikush në Kosovë “ndihej i rrezikuar nga humbja e pushtetit”, pasi Haradinaj ishte paraparë që të takohej me presidentin e zgjedhur amerikan, Donald Trump.

Ndonëse Shala nuk përmend emra konkret se kush mund të qëndrojë prapa arrestimit të Haradinajt në Francë, vëllai i liderit të AAK-së, Daut Haradinaj, përmes një statusi në Facebook, ka aluduar se presidenti Hashim Thaçi mund të ketë gisht në këtë punë, raporton Express.

Shala, i cili është Kryetar i Komisionit për Mbikëqyrjen e Agjencisë Kosovare të Inteligjencës, thotë se dialogu me Serbinë nuk ka funksionuar, andaj, fajtor për këtë situatë janë udhëheqësit politikë.

Statusi i plotë i deputetit Haxhi Shala:

Po e vezhgoja mjaftë me interesim arrestimin e padrejtë të Ramush Haradinajt!

Ta them të drejtën, fatkeqsisht kohëve të fundit gjithcka mund të pritet për njerzë tonë mbrenda dhe jashtë vendit. Këtë e shofim nga mos reagimi i duhur i Institucioneve tona, që le per t’u kuptuar që kjo pritej apo ishte edhe planifikuar nga persona të caktuar në vend.

Apo mos ndodhi sepse dikush edhe mund të ndihej i rrezikuar nga humbja e pushtetit në kohën kur miku jonë Haradinaj do të takohej me njeriun më të fuqishëm në Botë, pra Trump?!

Ne anën tjetër, sa i përket politikave dhe reciprocitetit me Serbinë, këto asnjeherë nuk kanë zë vend, dhe shifet qartë se bisedimet me Serbinë nuk kanë pasur fare efekt për vendin tonë

Ndërsa Francën nuk e lë fajtore më shumë se sa udhëheqësit tonë politik, që tani e sa vite kanë zhvilluar bisedime koti dhe të paktën nuk kanë qenë në gjendje që arrestime të tilla të mos ndodhin më.

Perderisa Serbia ka nenshkruar marreveshje me Institucionin më të lartë të sigurisë në Evrope, pra Europol, në të cilin sigurisht që bën pjesë Franca, fatkeqsisht kjo e fundit do duhet ta kete dëgjuar patjetër! duke qenë se Kosova në anën tjetër nuk ka fare marrëveshje operacionale apo strategjike me Europol’in!

Pra, faji kryesor prapë mbetet te Kosova (udhëheqësit politik), me mos perfaqësimin e duhur në bisedimet me Serbinë dhe BE’në.


Lekaj: Ramushi i pengonte dikujt

Për lirimin e ish-kryeministrit dhe njëherësh liderit të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, janë angazhuar të gjithë shqiptarët të cilët besojnë në idealet e UÇK-së, prandaj lirimi i tij do të ndodhë shpejt. Kështu është shprehur në një intervistë për gazetën “Zëri”, shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Pal Lekaj.

Sipas tij, arrestimi i Haradinajt ka ndodhur kryekëput për inate politike, mes Serbisë e Kosovës. Siç thotë Lekaj, ish- kryeministri është një pengesë bukur e madhe për arritjen e qëllimeve në Kosovë. “Serbia dhe aleatët e saj e shohin si pengesë për arritjen e qëllimeve të veta në Kosovë, e prandaj z. Haradinaj tentojnë t’i bëjnë presion dhe ta bllokojnë me të tilla rrugë, duke e ndaluar, duke e penguar në punën e tij që është punë për Kosovën kryekëput për forcimin dhe zhvillimin e saj”, ka deklaruar Lekaj.

Po ashtu Lekaj vë në theks edhe mbajtjen e seancës së jashtëzakonshme ditën e martë, për të cilën vlerëson se Kuvendi i Kosovës ka disa raste që seancat e jashtëzakonshme nuk po arrin t’i mbajë në bazë të emërimit.

Ndryshe, shefi i grupit parlamentar të AAK-së ka ripërsëritur se dialogu në Bruksel duhet të ndërpritet, pasi që prej tij, siç thotë Lekaj, nuk po përfitohet asgjë. Ndërkohë, ai i ka komentuar edhe fletarrestimet nga Serbia, për të cilat vlerëson se Qeveria duhet të ndërmarrë urgjentisht diçka që t’i zhvleftësojë ato.

0a

Komentet
Top