Shporru, qeveri orospi VMRO-BDI

vmro-bdi-640x360.jpg

Shkruan: Sulejman Mehazi

Shporru, moj Qeveri orospi VMRO-BDI, kurvare, tradhtare e kombit, gjuhës e kulturës sonë, ty, që na ke ç’deruar, poshtërruar e ofenduar qenien tonë kombëtare! Ty, që nëpërkëmbe luftën e UÇK-së, dëshmorët, invalidët e luftës, ty që kurrorëzimin tënd dashuror politik e bëre jo me popullin tënd, por me interesat tuaja personale, ty, paranë, femrën dhe rakinë e do më shumë se flamurin, kombin dhe gjuhën shqipe; ty që për shkak të mosbesimit politik, ke detyruar që shumica e shqiptarëve ta duan e ta votojnë partinë opozitare maqedonase LSDM-në, kinëse zyrtarizimit të gjuhës shqipe në tërë territorin e Maqedonisë; ty që na humbe ndjenjat kombëtare për shkak veprimeve skandaloze politike; ty që besnikëritë politike s’ua dhurove votuesve tu të cilët të votuan 14 vjet rradhazi, po ua fale slavomaqedonasve të gruevskave, mijalkovave, jankullovskave e VMRO-ve, u ndihmove në projektet Shkupave 2014, Monstrave, Sopotave, proceseve vrastare të Harun Aliut, të Kumanovës e komandant Shqiponjës, të jetës suaj të shthurrur, të shtëpiave tuaja të bukura, të pasurive tuaja milionë eurëshe, epsheve seksuale ndaj deputeteve të bukura shqiptare dhe zonjave të tjera të ndershme që i kushtëzuat për seks pa vullnetin e tyre, duke u bërë shkaktar për prishjen e moralit, besnikërisë bashkëshortore dhe familjare. Të plaçkitjes së qytetarëve dhe rrahjeve, burgosjeve, nënçmimeve të pamëshirshme ndaj popullatës shqiptare. Edhe pse populli ju ndihmoi në çfarë do lloj mënyrash e me shumë sakrificë jo vetëm gjatë luftës së 2001, po dhe gjatë zgjedhjeve parlamentare e lokale duke votën jpër 14 vjet rradhazi e pa ndërprerë me sinqeritet e bindje të madhe, po ku mbeti ndihma dhe sinqeriteti juaj ndaj popullit të gjorë? Ç’u bë me atë krenarinë tuaj çlirimtare, ç’u bë me fitoret tuaja të njëpasnjëshme, ç’u bë me gjuhën shqipe zyrtare, me flamurin e zvogëluar deri në masën e një mindilit të një gruaje plakë të mbetur, ç’u bë me popullin e ngratë e të varfëruar. A ende keni fytyrë të dilni para popullit e të kërkoni votat, a s’ju vjen turp, me se do arsyetoni e do ta bindeni popullit për t’ju votuar, a s’është mjaft për ju, 14 vjet qeverisje, a s’u ngopët më me të gjithat të mirat, prandaj shporruni sa më shpejtë nga skena politike se të pa durueshëm jeni bërë, alergjik, nevrik të kërditur jeni ndaj popullit shqiptar, s’ju durojnë e s’mund t’ju shohin më, keni humbur besimin, prandaj shporruni sa më shpejtë, mos e ktheni kokën pas, po ikni të turpëruar, merrni me vete dhe hijen tuaj zvarë si gjënë e ndyrë, si thotë Azem Shkreli, ikni e kurrë mos u kthefshi!

Komentet