SHKRONJA P-ë DHE POLITIKANËT SHQIPTARË

auto_mehazi1472300453.jpg

Sulejman Mehazi

I nderuar shkrimtar i Rilindjes Kombëtare, Gjergj Fishta, faleminderit për “Lahutën e malcis” për “Mrizin e zanave”, “Gomarin e Babatasit” etj., faleminderit dhe për Alfabetin e Gjuhës sonë të dashur Shqipe! Mirë, çdo gjë në rregull, po kemi vetëm një vërejtje të vogël, por mjaftë serioze, pse Alfabetin tuaj, se keni bërë me 35 shkronja e tinguj, por me 36. Ç’dreq të detyroi ta futni aty dhe shkronjën P-ë? Eh, sa mirë do t’ishte të mos e kishit vënë shkronjën më të padashur,të papëlqyeshme e të papërshtatshme P-në; shkronjë e cila i ka marrë në qafë të gjithë shqiptarët. Tërë të këqijat historike popullit tonë ia ka prurë kjo bashkëtingëllore buzore, P-ja. Sa e mallkuar më je moj shkronjë P-ë, prej të gjitha shkronjave je më armiqësorja për gjuhën e popullit tonë, fjalët më të shëmtuara fillojnë me emrin tënd-P-ë. Ty, shkronjë e poshtër je shkaktare e hidhërimeve, tradhtive, e qindra luftërave shekullore të humbura. Origjina dhe prejardhja e juaj është djallëzore, ndjellakeqëse që bie vetëm mashtrime, gënjeshtra e dinakëri. Ty, shkronja ime e padashur P-ë së bashku me të tjerë shqiptarë që të duan shumë ani se na hidhëroheni, pse ne s’ju duam e ua dëshirojmë zhdukjen dhe vdekjen tuaj, E si t’ju duam kur çdo fjalë e juaja shpreh ligësi, smirë e mosbesim. Prandaj ty P-ë je në grupin e bashkëtingëlloreve buzore, për mosdaljen e ajrit për shkak të ndotjes suaj.

Baza e shqiptimit tuaj është për të keqen tonë: P-ërgojim, P-ërçmim, P-oshtërrim, P-ërmbysje, P-alarë, P-abesë etj., ty aspak si përgjanë motrës sate D-së që rrjedhën e ka nga: Dashuria, Dua, Diell, Dëshirë, Dlirë, Dorëzënë….

Sidomos P-ëjat që na kanë tradhtuar e na kanë mashtruar më së shumti janë:

P-OLITIKA;

P-ARTITË P-OLITIKE;

PUSHTETI;

PARATË

DHE

P***I i femrave.

Na mbyty e na sosi fare tingulli P-ë.

Komentet