Shkollat, kopshtet dhe punëtorët në Maqedoni do të mbesin pa rroga!

Gjimnazi-Tetovë-1200x630.jpg

A është vënë tashmë në pikëpyetje funksionimi i komunave dhe çfarë pasoja ndaj qytetarëve mund të ketë bllokimi e punës së pushtetit lokal? Këto pyetje janë ngritur pasi Parlamenti nuk i shpalli zgjedhjet lokale, shkruan gazeta KOHA. Duke marrë parasysh se mandati i kryetarëve të komunave dhe e këshillit komunal ishte katër vjet, domethënë përfundon më 22 mars, gjegjësisht më së voni deri në gjysmën e majit duke pasur parasysh mandatin e vonuar të Kodit zgjedhor, është e qartë se tanimë nga 15 maji, pushteti lokal nuk do të ketë autoritet në marrjen e vendimeve. Nga Ministria e Drejtësisë ditë më parë informuan se kryetarët aktual të komunave dhe anëtarët e Këshillit të komunave mund ti kryejnë përgjegjësitë e tyre deri në gjysmën e majit. Në ndërkohë, frika tashmë ndjehet gjithandej. Pa mjete financiare do të mbesin shkollat, kopshtet për fëmijë dhe puna e tyre do të bllokohet. Këshilla e komunave nuk do të mund të sjellin vendime, punëtorët nuk do të paguhet, shkollat dhe kopshtet për fëmijë poashtu. Ndërmarrjet e shërbimeve publike, të cilët fitojnë mjete financiare nga komuna për shkak të programeve të miratuara nga Këshilli, gjithashtu nuk do të mund të fitojnë mjete financiare. Ndërsa, qytetarët, me sa duket, tashmë po përballen me probleme. Në një komunë në Shkup tashmë janë ndërpre procedurat për legalizimin e ndërtimeve pa leje, gjegjësisht, komisioni përgjegjës për përcaktimin e gjendjes faktike nuk del në terren. Qytetarët reagojnë se tanimë as nuk sillen vendime për blerjen e tokës, nuk jepet leje për ndërtim, sepse siç u kanë thënë qytetarëve, nuk ka kush ti nënshkruaj aktet, përcjell KOHA. Profesori i së Drejtës Administrative, Borçe Davitkovski, thotë se më 22 mars, me Ligj mbaron mandati i kryetarëve të komunave dhe e Këshillave të komunave, që domethënë se ato më nuk mund të sjellin vendim dhe të vendosin për asgjë, ndërsa çdo gjë që do të sillet si akt – do të jetë i paligjshëm. Eventualisht, mund të vendosin deri në mes të majit, duke pasur parasysh mandatin e vazhduar për dy muaj, por më andej, thotë Davitkovski, çdo vendim do të bie në Gjykatën Kushtetuese. “Formalisht dhe juridikisht, në këtë përmbajtje mund të funksionojnë deri më mes të majit, sepse kanë bazë ligjore për atë. Pas asaj, assesi, veçanarisht për shkak asaj se nuk janë caktuar zgjedhje të reja. Ndërsa këshillat do të jetë nën vëzhgim. Mund të fillojë procedura dhë për aktet e mundshmë të sjellura pas 22 majit, ndërsa jo, për vendime pas 14 majit, ajo do të jetë shkelje me mjeshtëri e ligjeve”, sqaron Davitkovski. Sipas tij, Bashkësia e Njësive të Vetëqeverisjes Lokale (BNJVL) nuk mund të ndërmerr asgjë, sepse nuk ka autoritet ligjor dhe çfarëdo që ajo të vendos, do të jetë e paligjshme. Davitkovski thotë se mundej dhe duhej të bëhej diçka shumë më herët, për shembull, të bëjë presion që të shpallen zgjedhjet se do të vuajnë qytetarët, Por, BNJVL nuk e bëri atë. “Asgjë nuk mund të ndërmerr as Ministria për Vetëqeverisje Lokale, as nuk mund të sugjerojë, as me udhëzime të caktojë si të punohet më tej. Ekziston mandat i dimenzionuar saktë dhe çfarëdo që të bëhet kundër tij, do të thotë shkelje e Kushtetutës dhe ligjeve”, thotë Davitkovski.

Komentet
Top