Shkëndija e fuqishme, bum në Maqedoni

auto_14707916_1220065541349333_3122670634628738131_o1476890057.jpg

Shkëndija nga Tetova ka avancuar në çerekfinalen e Kupës së Maqedonisë, pasi barazuan 0:0 me Rabotniçkin, ndërsa kalojnë më tej falë fitores 2:0 në ndeshjen e parë në Shkup. Tani vëmendja kthehet kah kampionati, ku të dielën në Tetovë pritet rivali më i madh për titullin, Vardari. Fitorja e shënuar në takimin e parë të 1/8 së finales së Kupës kundër Rabotniçkit në Shkup është treguar decizive për avancimin e Shkëndijës në raundin tjetër të kësaj gare, pasi në ndeshjen e kthimit në Tetovë skuadra kishte luksin të menaxhojë situatën pa harxhuar shumë energji. Me epërsi 2:0 nga ndeshja e parë dhe me disa futbollistë të lënë të pushojnë dhe me formacion të kombinuar, sërish Shkëndija që nga fillimi diktonte tempon e lojës, por pa harxhuar shumë energji të shtypë me çdo kusht rivalin. Goditja e parë në kuadrant të njërës portë erdhi në minutën e 23-të kur Bozhinovski kontrolloi tentimin e Imerit. Pak më vonë Hasani provoi nga gjuajtja e lirë, mirëpo pa problem për portierin kundërshtar. Deri në fund të pjesës së parë miqtë kishin disa tentime të pasuksesshme, ndërsa ‘kuqezinjtë’ u kanosën përmes Zhuniorit dhe Bojkut me goditje nga distanca, mirëpo pa ndryshim në rezultat. Në pjesën e dytë u luajt me të njëjtën tempo, ndërsa pas dy harkimeve regjistrojmë tentimet me kokë të Zhuniorit dhe Haberkonit, mirëpo Bozhinovski tregohet syçelë në portë. Në minutën e 84-t Ibraimi godet fortë vetëm skaj portës. Deri në fund nuk pati ndryshim dhe Shkëndija festoi kualifikimin në çerekfinale të Kupës, ku mbron vazhdon mbrojtjen e trofeut të fituar sezonin e kaluar në një finale pikërisht kundër Rabotniçkit. Shkëndija bënë bum, duke shkuar më tutje dhe është konkurrenti kryesor për ta mbrojtur trofeun e Kupës.

Shkëndija-Rabotniçki 0:0 (0:0)

Stadiumi i qytetit në Tetovë

Shikues: 2.500.

Gjyqtarë: S. Stojanov, N. Karakolev, O. Stefanovski.

Karton i verdhë: Bojku (Shkëndija).

Shkëndija: Zahov, Cuculi, Hasani (Ibraimi 65’), Imeri, Murati (Menendez 76’), Zhunior, Bojku (Totre 81’), Haberkorn, Pollozhani, Todorovski, Vujçiç.

Rabotniçki: Bozhinovski, Mitrev, Herera, Duranski, Siljanovski (Stojanov 78’), Tomash, Sahiti (Ivanovski 63’), Naumçevski, Ristovski (Stankovski 72’), Trajçevski, Rosho.

Komentet