Shkarkimi i Qazimit do ta çoj në histori Ziadin Selën

Abdulla-Qazimoski-kryesues-i-Keshillit-1.jpg

Kryesuesi i këshllit të Komunës së Strugës Abdullah Qazimi, tani ish kryesuesi i këshillit, pasi u shkarkua nga votat 18 këshilltareve, shprehet për Struga Ekspres, se shkarkimi i tij ishte komplet politik dhe aspak korrekt.

“Shkarkimi im ishte komplet politik, më shkarkuan mua për të vendosur një maqedonas në krye të këshillit,por ky shkarkimi im do të çoj në histori Ziadin Selën dhe se ai do të ngelet në opozitë përgjithmonë,Llabunishti dhe fshtrat rreth saj asnjëherë nuk do ta mbështesin Ziadin Selën pasi ata u tradhtuan nga ky i fundit, këtë do ta tregojë koha në vazhdimësi”, deklaroi për Struga Ekspres, i sapo shkarkuari ish kryesuesi i këshillit Avdullah Qazimoski!

LR-PDSH e mbështetur nga LSDM ka votuar për shkarkimin e Kryetarit të këshillit komunal të Strugës, Abdulla Qazimovsk.

Nga LR PDSH kanë propozuar që përkohësisht me seancën të udhëheq këshilltari i LSDM-së Risto Qushko. Ky propozim i LR PDSH-së është mbështetur edhe nga VMRO-DPMNE dhe LSDM.

Komentet
Top