Shilegov sqaron se pse LSDM nuk do publikojë “bombën” për Monstrën

download-12.jpg

Rasti “Monstra” dhe rasti liqeni i Smillkovës, ose publikimi i atij rasti – nuk do të ndryshonte asgjë, sepse ne publikuam bisedat e përgjuara ose veprimet e pamoralshme që ishin në rastin e Sopotit, por edhe në rastin e Lube Boshkovskit. Vallë, a u ndryshua diçka në drejtim juridik në ndërkohë? Asgjë. Po që se do ti publikonim edhe për “Monstrën”, nuk do të ndikonte në Prokurorinë Publike të vendosur kështu dhe në gjykatën e këtillë në Republikën e Maqedonisë. Kështu e ka arsyetuar reterimin për përgjimet që kanë të bëjnë me rastin “Monstra” zëdhënësi i Lidhjes Socialdemokrate të Maqedonisë, Petre Shilegov, i cili në një intervistë për Radio Evropa e Lirë, ka thënë se, përgjimet për vrasjen e pesëfishtë në liqenin e Smilkovcës mund t’i publikojë Prokuri Special që pritet të emërohet muajt në vijim. Ndryshe nga muaj më parë, kur lideri i kësaj partie, Zoran Zaev kishte premtuar se, pikërisht rasti “Monstra” do të publikohet, pasi siç kishte thënë ai në disa raste, “shqiptarët e dënuar janë të pafajshëm”, tani LSDM fshihet pas marrëveshjes pushtet-opozitë, marrëveshje kjo që u arrit me ndërmjetësimin e eurokomisarit për zgjerim dhe negociata me BE-në, Johanes Han, raporton gazeta KOHA. “Jo vetëm për Smillkovën dhe rastin ‘Monstra’… Ashtu siç jemi ne transparent për tërë procesin, do të insistojmë që edhe Prokurori Special do të duhet të jetë transparent për procedurat të cilat do ti ndërmarrë dhe dëshmitë të cilat do ti dorëzohen. Opinioni do të informohet përmes tij.

T’ju përkujtojmë se nëse Lidhja Social Demokrate kthehet në Parlament , do të duhet të kthehet, se do të formohet edhe komision anketues për bisedat e përgjuara dhe në atë mënyrë do të mund ta informojmë opinionin. Po ngrihet famë rreth rastit të liqenit të Smillkovës”, ka thënë Shilegov, duke lënë të kuptohet se, publikimi i të ashtuquajturave “bomba” ka përfunduar ndërsa bashkë me to, edhe publikimi i përgjimeve që kanë të bëjnë me rastin “Monstra”. Kjo nuk është hera e parë që LSDM dhe zyrtarët më të lartë të saj reterojnë nga qëndrimet e para, atëherë kur kërkonin mbështetjen e parezervë edhe të shqiptarëve në “luftën” e tij për të rrëzuar VMRO-në nga Qeveria. Edhe për rastin e Sopotit, edhe pse u publikuan përgjime lidhur me pafajësinë e shqiptarët që kishin vuajtur dënime deri në 8 vite burg, Zaev nuk kërkoi falje edhe pse rasti ishte montuar pikërisht nga Zoran Verushevski, i dënuar tashmë me tre vite burgim për “përgjime të paligjshme” dhe “bashkëpunim me shërbime të huaja”.

Komentet

Leave a Reply

Top