Shëroni gastritin me 2 patate

1.jpg

Të duhet të heqësh dorë nga ushqimet e preferuara dhe kjo sigurisht nuk është ajo që do të donit. Por, për hir të shëndetit tuaj, ia vlen të sakrifikoni sadopak për të. Problemet me stomakun janë ato që ju bëjnë të jeni më përzgjedhës në mënyrën tuaj të të ushqyerit.
Gastriti, një nga problemet më të zakonshme të stomakut, mund të përkufizohet si inflamacion, irritim apo erozion i stomakut. Mund të jenë të gjitha ose një pjesë e mukozës së stomakut të përfshira, ndaj mund të klasifikohet si akut ose kronik.
Simptomat e gastritit ndryshojnë nga personi në person, madje disa njerëz nuk kanë asnjë lloj simptome. Megjthatë më të zakonshmet janë përzierjet, të vjellat, djegie stomaku, dhimbje barku, humbje oreksi.
Ka disa arsye se pse vuajnë njerëzit vuajnë nga gastritis: infeksion i mukozës së stomakut, mangësi e vitaminës B12, marrja e qetësueve të fortë dhe ushqimet që përmbajnë acid ose erëza.
Me siguri që gjenden në çdo kohë në kuzhinën tuaj. Kështu,bëhët fjalë për një kurë natyrale me lëng patatesh. Në sajë të përmbajtjes alkaline dhe antiacide që ka në patate, ato kanë aftësi të ulin nivelin e gazit të tepërt dhe të shërojnë edhe simptoma të tjera të gastritit.
Përbërësit:
2 patate
½ gotë ujë i ngrohtë
Përgatitja:
Qëroni patatet dhe lajini me ujë të pastër.
Pritini në feta rrethore vendosini një nga një në një sitë të cilën e kemi vënë mbi një tas qelqi ose në ndonjë enë tjetër.
Shtypini fetat e patateve me një lugë në mënyrë që të nxherrin lëngun. Lëngun e fituar hollojeni me një gjysëm gote ujë të ngrohtë.
Pijeni atë 3 herë në ditë, 30 minuta para çdo vakti, për të paktën 1 deri në 2 javë.

Komentet