Sezoni i ri serialit edukativ Matematika Energjetike

mkd-316820.jpg

Shkup– Aplikimi i efikasitetit energjetik dhe shfrytëzimi racional i energjisë elektrike në çdo segment të jetës së njerëzve, janë temat e kampanjës së re edukative „Matematika Energjetike – gjenerata e re“ e EVN Maqedoni.

Fokusi kryesor në vazhdimin e dytë të serialit edukativ „Matematika Energjetike – gjenerata e re“ është shfrytëzimi racional i energjisë në objekte ku harxhimet e energjisë elektrike janë në ngarkesë të dikujt tjetër. Personazhet kryesore, gjenerata e re e familjes Janevi që e pamë edhe në sezonin e parë, së bashku me shokët e tyre do të n’a dërgojnë në disa vende të ndryshme si restorant, hotel, fakultet, palestër, zyrë, supermarket dhe kafene. Përmes shembujve personal do të na tregojnë si edhe jasht shtëpisë të sillemi me përgjegjësi dhe të jemi efikas ndaj energjisë përmes ndryshimit të shprehive tona.

Në sezonin e dytë të serialit edukativ, përveç edukimit për kuptimin e efikasitetit energjetik, theksi vendoset edhe në mbrojtjen e mjedisit jetësorë dhe zvogëlimin e gazrave serrë në atmosferë, që indirekt arihet me zvogëlim të shfrytëzimit të energjisë elektrike.

„ Efikasiteti energjetik do të thotë të bësh më shumë me më pak energji. Me përmirësim të efikasitetit tuaj energjetik i zvogëloni harxhimet ndërsa nuk e humbisni komoditetin e shtëpisë tuaj ose zyrës.Me ndryshim të shprehive tona, së bashku arrijmë më shumë. Kur shfrytëzojmë më pak energji, shpëtojmë burime natyrore të çmuara dhe e zvogëlojmë ndotjen. Prandaj, EVN do të vazhdojë të qëndrojë e përkushtuar ndaj këtij segmeti sepse efektet veçmë shihen. “, deklaroi Shtefan Peter, kryetar i Bordit Drejtues në EVN Maqedoni.

Seriali edukativ „Matematika Energjetike – gjenerata e re“ është pjesë e platformës së efikasitetit energjetik që EVN Maqedoni së bashku me Ministrinë e Ekonomisë dhe Agjencionin për Energjetikë të Republikës së Maqedonisë e zbaton nga viti 2012. Në kornizë të saj u realizuan sërë aktivitetesh edukative për qytetarët, kompanitë dhe studentët, ndërsa qëllimi është aplikim më i madh i efikasitetit energjetik në të gjitha segmentet e jetesës dhe punës bashkëkohore.

Seriali edukativ „Matematika Energjetike“ e fitoi shpërblimin prestigjioz „Golden World Award“ të Organizatës Ndërkombëtare për Marrëdhënie me Publikun (IPRA). Ky ishte shpërblim i parë i tillë , i lartë në nivel botëror , që e fiton një serial edukativ i krijuar në Maqedoni.

Platforma fitoi shpërblim nacional për përgjegjësi shoqërore dhe kishte vlerësim pozitiv në Raportin e Komisionit Evropian për Maqedoninë.

Komentet
Top